NJOFTIME PUNE

NJOFTIM PËR TRAJNIM - MICROSOFT DYNAMICS CRM - TECHNICAL/ CONSULTANT

Tipi i punes: Full-Time

Aplikimet skadojne me: 22-04-2022

NJOFTIM PËR TRAJNIM


Dëshiron të bëhesh një profesionist i Microsoft Dynamics 365 CRM? 

Info Business Solutions shpk, pjesë e InfoSoft Group, mundëson trajnim në:


IMPLEMENTIMIN E PAKETËS MICROSOFT DYNAMICS CRM - TECHNICAL/ CONSULTANT


Microsoft Dynamics CRM, njohur si Customer Relationship Management, është një kategori e zgjidhjeve software të integruara, e prirur ndaj të dhënave. Zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike të menaxhimit për biznesin, Microsoft. 

CRM siguron një platformë të besueshme dhe të qëndrueshme e cila ndihmon në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, gjurmimin dhe ndjekjen e klientëve potencialë, proceset e marketingut, proceset e shitjeve dhe shtrirjen e tyre momentale dhe pritshmërive në të ardhmen, etj.

Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.


Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese. 


Kohëzgjatja e këtij programi Trajnimi do të jetë 3 javë, në periudhën 03.05.2022-24.05.2022, nga e hëna në të premte, rreth 3-4 orë në ditë.


Kriteret për studentët:

• Diplomë Universitare në degët: Informatikë, Informatikë Ekonomike/Biznesi, Inxhinieri Informatike, Teknologji Informacioni & Komunikimi, Ekonomik, Biznes, Marketing ose në zhvillim të studimeve Master. 

• Rezultate të mira gjatë studimeve. 

• Përkushtim dhe angazhim për pjesëmarrje të rregullt. 

• Njohuri të mira të gjuhës angleze. E preferueshme gjithashtu dhe njohuri në gjuhën italiane.

• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup. 

• Aftësi të mira komunikuese dhe organizative. 

• Njohuri te paketes se Microsoft Dynamics 365 CRM ( shume e preferueshme )


Në përfundim të trajnimit kandidatët do të pajisen me certifikatën, e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim. Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale mbi përdorimin e kësaj platforme dhe ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesëmarrësit të cilët do të dallohen dhe do të kenë rezultate të larta në testet që do të kryhen, kompania do t’u ofrojë edhe kontratë punësimi në rolin CRM Developer / CRM Consultant.


Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 10.000 lekë me TVSH.


Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail:[email protected].

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.



Shko te lista