Team Leader SW Developer
Tipi i punes: Full-Time
Aplikimet skadojne me: 20-05-2022
Info Business Solutions sh.p.k, kërkon të punësojë:
Team Leader SW Developer
Info Business Solutions është duke kërkuar për Team Leader SW Developer.
Nëse dëshiron të bëhesh pjesë e skuadrës tonë me profesionistë të fushës, apliko tani.
Detyra dhe përgjegjësi:
- Udhëzon ekipin drejt realizimit të suksesshëm të projektit. Mban standarde të larta të cilësisë së softuerit brenda ekipit duke krijuar praktika të mira.
- Merr pjesë në rishikime, takime dhe siguroni përditësime mbi progresin e projektit.
- Identifikon dhe inkurajon fushat për rritje dhe përmirësim brenda ekipit
- Analizon dhe zgjidhë problemet e aplikimeve teknike.
- Siguron udhëheqje teknike për punonjësit e ekipit përmes mentorimit, në mënyrë që projekti të përfundojë me sukses.
- Harton planin e specialiteteve që do të mbulojë ekipi në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë.Përcakton detyrat, rolet dhe punimet e cdo punonjësi të ekipit në projektet përkatëse.
- Harton planet e punimeve, kohët e implementimit dhe atë të lëvrimit të taskeve/projekteve për ato komponentë ku janë përfshirë punonjesit e ekipit.
- Krijon procese për sigurimin e cilësinë të projektit teknik
- Motivon ekipin dhe krijon atmosferë pozitive nëpërmjet një dialogu konstruktiv.
Kerkesa per kandidatet:
- Diplome Universitare në Shkenca Kompiuterike, Informatikë apo degë ekuivalente.
- Minimalisht 2 vite eksperiencë në pozicionin Team Leader Developer
- Njohuri ne programim per Microsoft Dynamics Navision, ose te nje sistemi tjeter ERP – e preferueshme
- Njohuri shume e mire e gjuhes angleze.
- Aftesi shume te mira komunikuese
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]