Inxhinier Infrastrukture
Tipi i punes: Full-Time
Aplikimet skadojne me: 22-10-2021
ITD shpk, kerkon te punësojë:
Inxhinier Infrastrukture
Rreth Kompanisë:
ITD shpk ka filluar të operojë në tregun Shqipëtar që në vitin 1996. ITD, duke u profilizuar si një Distributor i pastër, ka si objektiv të jetë lider në tregun e distribucionit të IT në Shqipëri.
ITD synon të ketë një rrjet rishitësish të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe t’u ofrojë atyre në mënyrë profesionale shumëllojshmëri produktesh, suport dhe performancë. Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve të saj.
Detyrat:
· Punon në të gjithë organizatën për të mundësuar që Ekipet e Shitjes te ofrojne zgjidhje teknike korrekte dhe te perpiluara me sa me shume detaje mbi tipin e platformave te ofruara
· Krijon dhe merr përgjegjësinë për ekzekutimin e planeve të implementimit te sistemeve IT me ekipin kryesor të shitjeve
· Zhvillon një drejtim strategjik për dizenjimin dhe maturimin e teknikave per arkitekturimin e zgjidhjeve teknike per projekte Infrastrukturore me karakter Enterprise Systems dhe Datacenter
· Trajton ceshtje teknike ne marredhenien me klientet per zgjidhjet teknike me karakter Implementues, Mirembajtes dhe organizon komunikime te rregullta tekniko-ekonomike me prodhuesit partnere
· Jep Support Teknik dhe konsulence teknike ne cdo moment qe nevojitet ne baze te kontratave te support-it qe kompania mund te marre pjese ne bashkepunim me stafin e partnereve tane.
Aftesite:
· Te kete eskperienca ne kompani integratore ose te ngjashme dhe te kete marre pjese ne projekte zhvillimi infrastrukturore te karakterit Enterprise Systems dhe Datacenter
· Njohje shume e mire e produkteve IT Enterprise Server dhe SAN Storage, te brandeve te ndryshme si Dell EMC, HPE, Lenovo, IBM
· Njohje shume e mire e platformave te virutalizimit dhe te zgjidhjeve Private Cloud, me teknikat Software Defined dhe Virtualization Cluster
· Eksperience 1-3 vite ne Implementim te sistemeve IT Enterprise Server dhe SAN Storage.
· Eksperience 1-3 vite ne Implementim te sistemeve te virtualizimit VMware vSphere Cluster, VMware vSAN Cluster dhe Microsoft Hyper-V Cluster
· Aftesi teknike ne menaxhim dhe administrim te sistemeve Linux Server
· Aftesi teknike ne menaxhim dhe administrim te sistemeve Microsoft Windows Server
Kualifikimet:
· Diplomë Universitare, Inxhinieri Informatike, Elektronike, Shkenca Kompjuterike apo profile të tjera teknike të ngjashme
· Certifikimet per platforma Enterprise Dell EMC, VMware ose HPE jane avantazh
· Certifikimet e vendor-it DELL EMC jane prioritet.
· Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.
· Aftësi komunikuese shumë të mira me klientët, partnerët dhe vendorët.
· Të jete i disponueshem dhe kooperues me ekipin per pune edhe jashtë orarit.
Shënime:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail. [email protected]
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.