NJOFTIME PUNE

SPECIALIST/E SUPORTI

Tipi i punes: Full-Time

Aplikimet skadojne me: 31-10-2021

Info Business Solutions Shpk, kërkon të punësojë:

 

 

SPECIALIST/E SUPORTI

 

Specialisti i suportit është përgjegjës për suportin e sistemeve që kompania ka implementuar tek klientët e saj.

Kryen procesin e marrjes dhe analizës së kërkesave për suport nga klientët, kryerjen e suportit të nevojshëm brenda nivelit të kontratës dhe autoritetit, përshkallëzimin e kërkesës në nivel teknik kur kërkohet ekspertizë/zgjidhje teknike.

Komunikon me klientin për zgjidhjen/nevojat/etj., dhe deri në zgjidhjen/përfundimin me sukses të kërkesës.


Detyra dhe përgjegjësi:

-         Ofron suport për ndjekjen e të gjitha kërkesave të dërguara nga SLA Manager.

-         Përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj përdoruesve të sistemit Microsoft Dynamics duke siguruar që po operojnë si duhet dhe në përputhje me kërkesat e sistemit.

-         Përgatit dokumentacionin teknik për të gjitha çështjet e realizuara duke shpjeguar imtësisht zgjidhjen teknike që është dhënë.

 

Kërkesa për kandidatët:

-         Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik. E preferueshme Dega Financë - Kontabilitet

-         Minimalisht 1 vjet eksperiencë pune si punonjës në Financë & Kontabilitet

-         Të njohë mirë programet financiare

-         Të njohë mirë planin kontabël dhe natyrën e regjistrimeve kontabël

-         Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)

-         Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese me klientin

-         Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

-         Të ketë njohuri të mira të gjuhës italiane 

 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: [email protected]

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.


Shko te lista