IT Helpdesk
Tipi i punes: Full-Time
Aplikimet skadojne me: 31-10-2021
Infosoft Systems Shpk, kërkon të punësojë:
IT Helpdesk
Infosoft Systems kërkon të punësojë IT Helpdesk për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje. Ky pozicion mjaft i rëndësishëm do të jetë përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike dhe suportit ndaj përdoruesve të PC-ve/ Laptop-ëve që kanë probleme me hardware apo software-et që përdorin.
Njëkohësisht, IT Helpdesk duhet t’u përgjigjet pyetjeve teknike, të njohë dhe ekzekutojë programet diagnostifikuese, të izolojë problemet e përdoruesit dhe t’i ofrojë zgjidhjen me të mirë dhe më të shpejtë të mundshme.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
· Monitoron dhe përgjigjet me shpejtësi ndaj thirrjeve drejt IT Helpdesk.
· Përgjigjet me shpejtësi ndaj thirrjeve me telefon apo email.
· Të ketë aftësi të krijojë guida të shkurtra dhe materiale trajnimi hap pas hapi me screenshots për përdoruesit.
· Të ofrojë asistencë teknike dhe suport për case-et dhe problemet e ngritura nga përdoruesit për çështje të caktuara lidhur me software dhe pajisjet hardware.
· Të dokumentojë procedurat e brendshme të Helpdesk.
· Të monitorojë performancën e PC dhe të përditësojë software-t dhe firmware-t e tyre.
· Të bëjë pyetjet e duhura dhe të dëgjojë me kujdes ankesat e përdoruesve për të kuptuar sa më mirë shkakun e problemit.
· Të punojë për zgjidhjen e problemeve të përdoruesve duke i mentoruar në mënyrë që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen.
· Të ekzekutojë procedura diagnostifikuese si ndihmë në zgjidhjen e problemeve.
· Të kryejë pastrimin e PC/ Laptop/ Printers.
· Të trajnojë stafin mbi përdorimin e pajisjeve.
· Të raportojë problemet e rëndësishme në suportin e nivelit 2.
· Të jetë në gjendje të diagnostifikojë problemet me LAN, WAN të përdoruesve.
· Të mbledhë feedback nga përdoruesit për t’i ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe lehtësuar diagnostifikimin.
Kualifikimet e nevojshme:
· Bachelor në IT, Computer Science
· Aftësi në sistemet klient Windows (Windows 10) dhe në administrimin e Office 365.
· Eksperiencë në IT Helpdesk.
· Aftësi në zgjidhjen e problemeve teknike me PC/ Laptop/ Printers dhe programeve të instaluar ne PC-të e përdoruesve.
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
· Kujdes në detaje dhe interes maksimal në zgjidhje të problemeve.
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: [email protected]
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.