NJOFTIME PUNE

Backend Developer

Tipi i punes: Full-Time

Aplikimet skadojne me: 15-10-2021

Profesionisti Recruitment Agencykërkon të punësojë kandidatë me eksperiencë për pozicionin e "Backend Developer". Detyra kryesore e këtij pozicioni është mirëmbajtja e aplikacioneve ekzistuese, dhe programimi i "features" në aplikacione të reja.


Qëllimi i punës: Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i një prej platformave më të mëdha të tipit "e-commerce" në vend.


Njohuritë dhe cilësitë e kërkuara janë si vijojnë:


Eksperiencë pune të paktën 4 vjecare në backend, në teknologjitë:

1. PHP dhe framework-et e saj (preferohet CodeIgniter).

2. Python.

- Njohuri shumë të mira në DevOps.

- Eksperiencë të konsiliduar me databazat SQL dhe NoSQL (MySQL, MongoDB) si dhe DBMS më të njohura në treg (MySQL etj)

- Njohuri te konsoliduara mbi HMTL, CSS, Javascript si instrumenta te programimit front-end.

- Njohuri të mira të framework-eve dhe librarive të frontend-i (Preferohet ReactJS).

- Njohuri të gjuhës italiane të nivelit (të paktën) mesatar.

- Aftesi për të punuar në grup dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme.

- Eksperienca me zhvillimin e aplikacioneve mobile (JAVA dhe Swift) është një plus.

- Arsim të lartë në degë të informatikës (inxhinieri, informatikë, shkenca matematike, ...)


Nëse keni njohuritë dhe kualifikimet e listuara më sipër, dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: [email protected].

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Shko te lista